Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një video mesazh të ambasadorit të SHBA në Eric Wendt ku ai bën me dije prioritetet e punës gjatë mandatit të tij në Tiranë.
Në postimin e tij në X, ambasadori Wendt thekson se pret të takohet me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë, për të diskutuar mënyrat tradicionale për të krijuar qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen.
“Mezi pres të takohem me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë. së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale dhe do të krijojmë qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen duke u përqendruar në 3 fusha prioritare me përfitim të ndërsjellë për SHBA dhe Shqipërinë: e para; të bëhemi të fortë më të fortë; e dyta është të bëhemi më të begatë; e treta është të bëhemi më të sigurt”, shprehet ndër të tjera ambasadori Wendt.
🇦🇱 Njihuni me Eric Wendt, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Ndiqni mesazhin e tij, teksa ndan prioritetet për t’i bërë të dyja vendet tona më të forta, më të begata dhe më të sigurta.
🇺🇸 Meet Eric Wendt, the U.S. Ambassador to Albania! Watch as he shares his priorities for making both our nations stronger, more prosperous, and safer.
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 6, 2026
© SYRI.net