Superliga e Kosovës në futboll zhvillon këtë javë xhiron e radhës, përpara ndërprerjes dyjavore për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.
Ndeshjet e xhiros së 13-të luhen sot, të shtunën dhe të dielën, në tri orare të ndryshme. Mes përballjeve interesante, vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli Gjilani – Malisheva, të shtunën në orën 16:00.
Të lidhura
None found
Po të shtunën, në orën 13:00, Feronikeli ’74 ndeshet me Ballkanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Xhiroja hapet sot në orën 17:00 me ndeshjen Dukagjini – Llapi. Ajo përfundon të dielën me takimet Drenica – Drita dhe Vushtrria – Prishtina, të cilat nisin në orën 13:00.







