Tentim për kontrabandim në Vërmicë, zbulohen mijëra artikuj të padeklaruar nga Shqipëria

10:15, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tentim për futjen e mallrave të padeklaruara nga Shqipëria në Kosovë është zbuluar nga Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.

Gjatë kontrollit të një kamioni që po hynte nga Shqipëria, zyrtarët doganorë kanë vërejtur mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj reale të automjetit. Dyshimet kanë çuar në një kontroll më të detajuar të ngarkesës.

Gjatë kontrollit janë zbuluar 1 mijë e 36 palë këpucë dhe 2 mijë e 980 artikuj veshmbathjeje, të cilat nuk ishin deklaruar në dokumentacionin doganor. Sipas Doganës, pothuajse të gjitha produktet mbanin marka tregtare të mbrojtura, ndërsa vlera e përgjithshme e mallrave arrin rreth 72 mijë e 600 euro, pa përfshirë detyrimet doganore.

Për rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse, ndërsa procedurat administrative janë në vazhdim. Rasti u është përcjellë edhe organeve kompetente për trajtim të mëtejshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, mallrat që i nënshtrohen një procedure doganore duhet të deklarohen saktë dhe në përputhje me gjendjen faktike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco