EMRI/ Kërkohej nga Italia, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, i dënuar me 9 vite burg për prostitucioni
Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Në pranga ka rënë shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Sipas policisë, Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar atë me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.




