I dënuar me 9 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

6 Nëntor 2026 | 10:41

Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i shtetasit Kol Ndoj u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, i cili synon kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, 71-vjeçari, banues në Vaun e Dejës, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli, me vendimin e datës 23 prill 2021, e kishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Kapja e tij u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e 71-vjeçarit drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë vende në vitin 2027

Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njoftoi të premten vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazën e Tiranës, duke shënuar...
10:37 | 06/11/2026

Progres-raporti i KE-së për Shqipërinë, gjyqtarët dhe prokurorët: Të zbatohen pa vonesë rekomandimet

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar lidhur me...
10:26 | 06/11/2026

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt, 3 fushat prioritare të misionit në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë në rrjetin X një video mesazh të ambasadorit të SHBA në Eric Wendt ku ai bën me dije...
09:46 | 06/11/2026