Pas një hetimi disamujor, në Fier është goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave në kuadër të operacionit të koduar ‘Clean School’. Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë ‘Arrest në burg’ të caktuara nga Gjykata për një 28-vjeçar, një 25-vjeçar, një 48 vjeçar dhe një 52 vjeçar, të katërt banues në Fier. Hetimi u krye në harkun kohor të disa muajve duke ndjekur metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.