Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve një ditë më parë, gjobiten 12 persona
TIRANË – Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndaj 12 shtetasve janë plotësuar procesverbalet përkatëse për kundërvajtje administrative, pasi ata kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të policisë përmes megafonit.
Në bazë të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, secili prej tyre është ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 mijë lekë.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




