Vendimi i Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës me kombëtaren portugeze ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit. Megjithatë, vëmendjen e mediave ndërkombëtare e ka tërhequr edhe mungesa e një reagimi publik nga Lionel Messi për këtë vendim të rivalit të tij të madh.
Sipas ESPN, argjentinasi nuk ka publikuar deri më tani asnjë mesazh për lamtumirën e Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar. Një detaj që ka marrë vëmendje të veçantë, duke qenë se portugezi kishte bërë më parë një gjest të ngjashëm në drejtim të Messit.
Kur ylli argjentinas i dha lamtumirën kombëtares së Argjentinës, Ronaldo reagoi publikisht, duke i bërë homazhe rivalit të tij të madh dhe duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm në futboll.
Këtë herë, situata është ndryshe. Messi nuk ka zgjedhur të reagojë publikisht për vendimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë, të paktën deri në momentin e raportimit.
Dy prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti kanë ndarë për më shumë se një dekadë rivalitetin më të famshëm të futbollit modern. Një rivalitet i shoqëruar me rekorde, trofe dhe momente historike, por edhe me respekt të ndërsjellë.
