Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Sektori bankar u rrit me 9.7% në fund të 9-mujorit, bankat më të mëdha në “revansh”

Share Share Icon

Sektori bankar është rritur më tej rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), tregojnë se totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit shtator arriti në afërsisht 2.437 trilionë lekë, në rritje me 57 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë.

Rritja vjetore e aktiveve të sektorit bankar po ruan ritme relativisht të larta, pavarësisht efektit negativ nga forcimi më i fortë i Lekut në kursin e këmbimit. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është në rritje me 9.7%.

Rritja e aktiveve krahasuar me një vit më parë është e përqendruar kryesisht në segmentin e huadhënies. Vlera neto e portofolit të kredisë kishte ishte rreth 1.007 trilionë lekë, në rritje me 14.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet në tituj janë grupi i dytë më i madh i aktiveve në bilancin e sektorit. Vlera e tyre në fund të shtatorit arriti në 957 miliardë lekë, në rritje me 7.8% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e aktiveve vazhdon të mbështetet në rritjen me ritme me ritme të kënaqshme të depozitave të publikut. Në fund të shtatorit, depozitat arritën vlerën e 1.85 trilionë lekëve, në rritje vjetore me 9.1%.

Për herë të parë pas shumë vitesh, këtë vit pjesa e tregut e bankave me kapital vendas ka frenuar dhe ngelet e pandryshueshme në nivelin e 37.6% të tregut, po aq sa një vit më parë.

Ky frenim mund të shpjegohet kryesisht me rënien e pjesës së tregut të ABI Bank dhe me një ngadalësim të ndjeshëm në ritmet e rritjes së tregut të Tirana Bank.

Nga ana tjetër, në ndryshim nga tendencat e viteve të fundit, ajo që vërehet gjatë vitit 2026 është një rritje e peshës së tregut të tre bankave më të mëdha.

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është banka më e madhe në treg, me 24.3% të aktiveve totale. Pjesa e tregut e BKT është rritur nga niveli prej 23.9% i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Credins Bank vazhdon të renditet e dyta me një rritje të mëtejshme të pjesës së saj të tregut në 17%, nga 16.6% që mbante një vit më parë.

Edhe Raiffeisen Bank Albania i është kthyer këtë vit rritjes dhe ka arritur në 14.7% të aktiveve të tregut, nga 14.4% që mbante një vit më parë.

Vazhdon ndërkohë rënia e Bankës Intesa Sanpaolo, që në fund të 9-mujorit ka zbritur në 8.9% të aktiveve të tregut, nga 9.8% që mbante një vit më parë.

Edhe Banka OTP Albania ka rënë më tej në 8.6%, nga 8.8% që zotëronte në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Banka e gjashtë më e madhe renditet Tirana Bank, që është rritur në 8% (nga 7.9% një vit më parë). Vijon Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), që mban 6.4% të tregut (nga 6.9% një vit më parë), Union Bank zotëron 5.1% të tregut (në rritje nga niveli prej 5.1% i një viti më parë), ndërsa Banka e Parë e Investimeve (Fibank) është rritur në 3.3% (nga 3.2% një vit më parë).

ProCredit Bank Shqipëri qëndron në nivelin e 2.4% të aktiveve të tregut, po aq sa një vit më parë, ndërsa Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) ka pësuar rënie të mëtejshme në 1% të aktiveve të sektorit, nga 1.1% që mbante një vit më parë.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka raportuar për herë të parë edhe banka dixhitale, Jet Bank, që kishte një pjesë modest tregu prej 0.1%. Ndërkohë, banka tjetër e licencuar këtë vit, Ziraat Shqipëri, ende nuk është anëtarësuar në Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe nuk raporton statistika periodike./ E.Shehu

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

KE: Investimet publike, probleme me përgatitjen e projekteve dhe tejkalimin e kostove

Investimet publike në Shqipëri vijojnë të realizohen nën nivelin e planifikuar, ndërsa përmirësimet ligjore për menaxhimin e tyre nuk janë përkthye...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Shqipëria jep për mbrojtjen sociale sa 41% e mesatares së BE-së, e parafundit në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Sipas të dhënave të Eurostat, shpen...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!