Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 11:18 Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës” Nga Ulsi Manja Një libër që të bën ta duash Tiranën edhe më shumë. Ben Blushin e njoh prej shumë vitesh. Na bashkoi fillimisht…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”

Forum E premte, 6 Nëntor 2026 11:18
Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ulsi Manja

Një libër që të bën ta duash Tiranën edhe më shumë.

Ben Blushin e njoh prej shumë vitesh. Na bashkoi fillimisht politika, pastaj një miqësi që i ka mbijetuar kohës. Por, përtej politikanit që kam njohur, ajo që kam admiruar gjithmonë te Beni është mendja e tij prej shkrimtari.

Beni ka një mendje të mprehtë e krijuese, intuitë të rrallë dhe një ironi të hollë. Ka një dhunti të veçantë për të ndërtuar intriga dhe histori plot mister, që të bëjnë t’i shohësh ndryshe edhe ato gjëra që deri dje i konsideroje të padiskutueshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kush ka biseduar gjatë me Blushin, e di për çfarë flas. Ai mund ta nisë një bisedë nga hiçi, të ndërtojë një histori me logjikën e vet, ta mbështjellë me humor, dyshime e argumente dhe, në fund, të të lërë duke menduar: Po sikur të ketë të drejtë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është fuqia e Ben Blushit: të fut në botën e tij dhe, edhe kur nuk je dakord me të, e ke të vështirë të dalësh prej saj.

Pikërisht këtë përjetova edhe me librin e tij të fundit, “Historitë e çmendura të Tiranës”.

Të hënën, më 2 nëntor, Beni e promovoi librin në një sallë të tejmbushur me miq, shkrimtarë dhe lexues. Më dërgoi edhe një fotografi shumë të bukur nga ajo mbrëmje e paharrueshme, por nuk desha të shkruaja menjëherë. Jo se më mungonin fjalët e mira për mikun tim, por sepse doja ta lexoja librin më parë.

Mund t'ju interesojë

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Para 28 minutash
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet ...

Para 35 minutash
Studentët refuzojnë, Rama nxjerr sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Studentët refuzojnë, Rama nxjerr sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Para 2 orësh

E përfundova mbrëmë. Dhe duhet ta pranoj: Beni më futi përsëri në mendime!

Në 38 kapituj, me 100 personazhe shqiptarë e të huaj, nga Sulejman Pashë Bargjini, themeluesi i Tiranës si qytet, deri në vitin 2000, Blushi ka ndërtuar një rrëfim historiko-letrar që të rrëmben. Katër shekuj pushtet, dashuri, tradhti, aventura, intriga, marrëzi dhe fate njerëzore.

Vetë Beni ka thënë se e shkroi këtë libër nga keqardhja për qytetin ku ka lindur. Tirana, sipas tij, është djegur disa herë gjatë historisë, por është ringritur gjithmonë më e bukur dhe më vitale.

Pasi e lexova, mendoj se Beni ka shkruar një libër nga keqardhja për Tiranën, por që të bën ta duash atë edhe më shumë!

Sepse ajo që më mbeti në mendje nuk ishte vetëm historia e qytetit, por edhe ngjashmëria e frikshme mes Tiranës së dikurshme dhe asaj të sotmes.

Tirana ka ndryshuar rrugët, ndërtesat, veshjet dhe teknologjinë, por shumë pak nga veset, ambiciet dhe karakteri i njerëzve të saj!
Personazhet e çuditshme të librit të Blushit jam i bindur se mund t’i gjesh edhe sot në rrugët e kryeqytetit. Vetëm se tani vishen me marka të shtrenjta, mbajnë Rolex e telefona luksozë dhe lëvizin me makina që kushtojnë sa një pallat i dikurshëm.
Madje, disa nga sarhoshët dhe aventurierët e Tiranës së vjetër sot mund të dukeshin si njerëzit më normalë të këtij qyteti!
Dhe këtu qëndron ironia më e madhe: Tirana ka kaluar katër shekuj duke u modernizuar, por çmenduritë e saj kanë mbetur çuditërisht të reja!
Ne që jetojmë në këtë qytet e kritikojmë çdo ditë për trafikun, zhurmën, kullat, luksin, rrëmujën dhe gjithçka tjetër. Por nuk jetojmë dot pa të.
Sepse Tirana është si dashuria e parë që nuk e harron dot kurrë. Dhe, po të na jepej mundësia të merrnim një qytet me vete edhe në botën tjetër, shumë prej nesh do të zgjidhnim pikërisht këtë çmendinë tonën të dashur: Tiranën.
Beni ka folur edhe për vazhdimin e historive të Tiranës, nga viti 2000 deri në vitin 2026.
Blush, atë libër e pres me padurim!
Sepse, nëse për katër shekuj ke gjetur 100 personazhe të çmendur, kam frikë se për 26 vitet e fundit do të të duhen shumë më tepër! Dhe, duke njohur mendjen tënde, jam i bindur se disa prej tyre do t’i njohim të dy shumë mirë!
Ky libër meriton të përkthehet në shumë gjuhë, që edhe të huajt ta njohin Tiranën jo vetëm nga kullat, Blloku, Pazari i Ri, Rruga e Kavajës e jeta e natës, por edhe nga historitë e njerëzve që e kanë bërë këtë qytet kaq të pazakontë.
Urime, miku im Ben Blushi!
Politika na ka dhënë shumë kujtime, debate dhe histori. Por librat e tu janë një tjetër pasuri, që mbetet edhe pasi debatet politike harrohen.
Dhe ky libër më bindi edhe për diçka tjetër: ti nuk ke shkruar thjesht historinë e çmendur të Tiranës. Ke shkruar edhe një pjesë të karakterit tonë, të veseve, dashurive dhe marrëzive që vazhdojmë t’i përsërisim brez pas brezi.
Faleminderit, Blush, që na e shtove dashurinë për Tiranën!
Sepse qytetet nuk jetojnë vetëm në gurët, rrugët dhe ndërtesat e tyre. Ato jetojnë në kujtesën e njerëzve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”
Tani

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ronaldo i dha lamtumirën Portugalisë, Messi mungesë e theksuar respekti
Para 12 minutash

Ronaldo i dha lamtumirën Portugalisë, Messi mungesë e theksuar respekti

Këshilltarja e Putinit kërkon heqjen e picës nga mensat shkollore: Të zëvendësohet me gatime tradicionale ruse
Para 19 minutash

Këshilltarja e Putinit kërkon heqjen e picës nga mensat shkollore: Të zëvendësohet me gatime tradicion...

Karakaçi: 35.15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027-ën
Para 21 minutash

Karakaçi: 35.15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027-ën

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 13 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 12 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 13 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.