Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet
Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investime të reja mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.
Kryeministria thekson se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor.
“Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.
Përmes paneleve të nivelit të lartë, takimeve të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B) dhe sesioneve të posaçme për krijimin e partneriteteve, forumi synon të shndërrojë potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në projekte dhe mundësi konkrete investimi”, bëhet me dije në njoftim.
Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:18 Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor, Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë
- 10:59 Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë
- 10:52 Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 12 gjoba
- 10:41 I dënuar me 9 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)
- 10:37 Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë vende në vitin 2027
- 10:32 Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington