Portieri Owono mund të përballet me pasoja të rënda ligjore nëse shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia e rëndë gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij sportiv.
Sipas legjislacionit spanjoll, në rast se provohet përgjegjësia e tij penale, ndaj futbollistit mund të shqiptohet një dënim me burgim nga 1 deri në 4 vite. Përveç këtij dënimi, gjykata mund të vendosë edhe ndalimin e ushtrimit të profesionit për një periudhë deri në 6 vite.
Ndërkohë, Policia Kombëtare në Spanjë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Bëhet fjalë për një procedurë standarde që ndiqet nga autoritetet në rastet e vdekjeve jo të natyrshme, me qëllim përcaktimin e rrethanave dhe përgjegjësive të mundshme.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se deri në këtë fazë Owono nuk është përballur me ndonjë akuzë formale dhe ndaj tij nuk ka asnjë vendim dënues.
Hetimet pritet të përcaktojnë nëse veprimet e portierit përbëjnë shkelje të ligjit dhe nëse ekzistojnë elementë që mund të çojnë në përgjegjësi penale.