Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të asnjë kadeti shqiptar në Akademinë Ushtarake ‘Mihailo Apostolski’ në Shkup, duke e cilësuar këtë si një rast të paprecedentë që prej themelimit të institucionit në vitin 1995. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, BDI akuzon koalicionin shqiptar VLEN për dështim në garantimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.