Debat për gjobat ndaj protestuesve në Komisionin e Turizmit, Zhupa: E drejta për të protestuar është kushtetuese; Malaj: Qyteti nuk mund të merret peng

Ditën e sotme, protestat u bënë temë përplasjesh mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

Kryetarja e komisionit, Iza Zhupa, deklaroi se gjobitja e protestuesve nga shteti ndodh vetëm në Shqipëri. Ajo theksoi se, në një demokraci, çdo qytetar gëzon të drejtën kushtetuese për të protestuar.

Të lidhura

None found

Deputeti socialist Erion Malaj kundërshtoi qëndrimin e saj, duke thënë se protestat duhet të zhvillohen sipas rregullave ligjore dhe se qyteti nuk mund të bllokohet për interesat e 50, 500 apo 5000 personave.

Gjatë debatit, Ina Zhupa tha se, ndryshe nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri protestuesve u janë vendosur gjoba. Ajo iu referua gjobave të dhëna në rrugën përpara Ministrisë së Arsimit dhe këmbënguli se askujt nuk i duhet leje për të protestuar.

Sipas saj, gjobat janë antikushtetuese, gjykata do t’i rrëzojë dhe prej tyre nuk do të mblidhet asnjë lek. Zhupa i cilësoi ato si fletë lavdërimi që protestuesit mund t’i vendosin në kornizë, jo si ndëshkime, si dhe si një mjet frikacak represioni që nuk do t’i trembë qytetarët.

Ajo pyeti se ku tjetër mund të protestojnë njerëzit përveçse në rrugë, duke kujtuar se edhe komunizmi u rrëzua në bulevard. Zhupa tha se çdo shqiptar ka të drejtë të protestojë, ndërsa akuzoi mazhorancën se protestuesit ose i dhunon, ose i gjobit. Ajo përsëriti se nga këto gjoba nuk do të merret asnjë lek.

Erion Malaj u përgjigj se liria për të protestuar njihet edhe në botën perëndimore, por ushtrohet duke respektuar ligjet dhe rregullat përkatëse.

Sipas tij, protestat kanë vijuar prej muajsh dhe dhuna ishte ajo që u bë problem. Duke folur për gjobat, ai tha se qyteti prej kohësh nuk funksionon si duhet dhe se askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët e një qyteti ku jetojnë qindra mijëra banorë. Protesta, shtoi ai, duhet të lejohet, por të zhvillohet sipas rregullave.

Malaj tha gjithashtu se një demokracie i duhet një opozitë e shëndoshë, ndërsa shtoi se ende nuk kishte parë një opozitë të opozitës. Ai u shpreh se qytetarët e gjobitur mund të mbrohen vetë dhe, sipas tij, as nuk do ta lejonin Zhupën të shkonte në protestë.

Deputeti socialist tha se nuk i vjen mirë kur gjobiten qytetarët, por se liria e secilit ka kufij dhe një qytet nuk mund të merret peng për interesat e 50, 500 apo 5000 vetëve.

Në përgjigje, Ina Zhupa iu drejtua Malajt, duke i thënë se as ai vetë nuk u besonte fjalëve të tij. Sipas saj, njohuritë e tij juridike mjaftojnë për të kuptuar se protesta është e drejtë kushtetuese dhe se qytetari mund ta zgjedhë vetë vendin ku proteston. Ajo tha se detyrimi i vetëm është njoftimi i vendit të protestës, në mënyrë që policia të marrë masa për devijimin e trafikut.

Zhupa kundërshtoi idenë që shteti t’u caktojë qytetarëve vendin e protestës. Ajo iu referua deklaratës që, sipas saj, Gonxhja kishte bërë dje për të protestuar në sheshin Skënderbej, duke thënë se protesta nuk është koncert.

Më tej, ajo akuzoi mazhorancën se kishte krijuar diktatorin, por tha se qytetarët, të cilët kanë zgjedhur demokracinë, nuk mund të trajtohen si në diktaturë. Sipas saj, ata kanë të drejtë kushtetuese të protestojnë aty ku e gjykojnë të arsyeshme.


Quantcast
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet