51-vjeçari lë priftërinë dhe bëhet shofer autobusi në Disneyland: Më në fund gjeta lumturinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2026, 11:57

Një 51-vjeçar ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij, duke lënë pas shumë vite shërbimi si pastor në kishë për t'u bërë shofer autobusi në Disneyland. Michael Bowen tregon se për një kohë të gjatë kishte jetuar duke përmbushur pritshmëritë e të tjerëve, pa u ndalur të mendonte për dëshirat e tij personale. Pavarësisht studimeve në teologji dhe viteve në shërbimin fetar, ai nuk kishte gjetur as kënaqësinë profesionale dhe as sigurinë financiare që kërkonte. Përvoja e mëparshme si shofer autobusi shkollor i hapi rrugën drejt një profesioni krejt të ri.

Gjithçka nisi pas vizitës së tij të parë në Disneyland në vitin 2013. Disa vite më vonë, Bowen vendosi të ndiqte mundësinë për të punuar në parkun e famshëm argëtues dhe në janar 2020 u zhvendos nga New Jersey drejt Floridës. Një muaj më pas nisi punën si shofer autobusi, duke përfituar për herë të parë stabilitet financiar, sigurim shëndetësor, pushime të paguara dhe plan pensioni. Megjithatë, jeta personale solli ndryshime të tjera dhe në vitin 2022 ai u largua nga puna pas një divorci të vështirë. Më vonë punoi për një kontraktor të Universal Studios, ndërsa vazhdoi aktivitetin në kanalin e tij në YouTube, “Incognito Mouse”.

Pas një periudhe pritjeje prej gati një viti, Bowen arriti të rikthehej këtë vit në Disneyland, tashmë në moshën 50-vjeçare. Përmes ndryshimit të profesionit dhe jetës personale, ai thotë se më në fund ka gjetur ekuilibrin që i mungonte. Sot, përveçse punon në një vend që e pëlqen, ka mundësinë të shijojë edhe vetë atraksionet e parkut gjatë kohës së lirë. Historia e tij është një shembull se ndryshimi i drejtimit në jetë nuk ka një moshë të caktuar dhe se ndonjëherë lumturia vjen pikërisht kur guxon të nisësh nga e para.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit