Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League

Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Finlandën, më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë në transfertë kundër Bjellorusisë, më 15 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit.

Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda ndajnë vendin e dytë me nga 7 pikë. Për këtë arsye, dy takimet e nëntorit janë vendimtare për fatin e kuqezinjve në këtë edicion, me Maranin që synon ta mbyllë fazën e grupeve në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Top Channel