Sport
Emocione të mëdha për yllin e Spanjës, Fabian Ruiz bëhet baba për herë të parë
Futbollisti spanjoll Fabián Ruiz po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të parë.
Mesfushori i Paris Saint-Germain dhe bashkëshortja e tij, Rosa Pereira, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bertín.
Lajmi i bukur u bë i ditur më 4 tetor, ndërsa çifti ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale fotografi emocionuese nga momentet e para me të porsalindurin.
Ruiz, i cili ndodhej në grumbullim me kombëtaren spanjolle, udhëtoi drejt Parisit për të qenë pranë bashkëshortes në këtë moment të veçantë.
Një gëzim i madh për mesfushorin spanjoll, i cili tashmë nis një kapitull të ri në jetën e tij, këtë herë në rolin e babait.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




