Alarmet për bomba përhapen në Europë, dy avionë që fluturonin drejt Romës devijojnë itinerarin pas kërcënimeve të rreme 06/11 11:50
Të paktën tetë fluturime të aeroportit të Pragës në Çeki janë bërë objekt i kërcënimeve për bomba këtë të premte, njoftuan autoritetet e aeroportit.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e aeroportit, Denisa Hejtmankova, për agjencinë franceze të lajmeve AFP.
“Kanë të bëjnë me fluturimet hyrëse nga Danimarka, Spanja dhe Britania e Madhe. Sa u përket fluturimeve në nisje, kërcënimet përfshijnë fluturimet drejt Holandës, Qipros, Rumanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit, Denisa Hejtmankova, për agjencinë AFP.
Autoritetet po trajtojnë kërcënimet, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët apo nëse janë konstatuar mjete shpërthyese.
Top Channel