Vetëm dy takime u zhvilluan zhvilluar në NBA, të enjten në mbrëmje, ku nuk kanë munguar rezultatet bindëse. Golden State Warriors vijon formën positive, pasi regjistroi fitoren e gjashtë sezonale, duke mposhtur Miami Heat me rezultatin 120-100. Një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses dha stoli i Warriors, nga ku erdhën plot 53 pikë. Stephen Curry ishte shënuesi më i mirë për vendasit me 29 pikë, ndërsa për Miami spikati Mitchell me 22 pikë. Kjo ishte humbja e gjashtë për Heat këtë sezon.
Fitore regjistroi edhe Phoenix Suns, që triumfoi 117-104 ndaj Orlando Magic. Devin Booker udhëhoqi skuadrën vendase me 30 pikë, i mbështetur nga Brooks, që shtoi 24 të tjera. Nga ana e Orlando-s, Carter Jr. realizoi 27 pikë, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
