“Janë gjobitur protestuesit që paguani ju për të dhunuar policinë, me syze 700 euro”/ Deputeti socialist përplaset me Zhupën, demokratja: Merruni me ata që vjedhin buxhetin e shtetit Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se, sipas tij, zhvlerësimi i euros ka shkaktuar humbje të konsiderueshme për kursimet e qytetarëve shqiptarë.
Në një deklaratë, kreu i Partisë Demokratike pretendoi se nga rënia e kursit të këmbimit mes viteve 2020 dhe 2025, shqiptarët kanë humbur 236 miliardë lekë, ose rreth 30% të vlerës së kursimeve të tyre në euro.
Berisha e lidh këtë situatë me atë që e cilëson si ndikimin e narkoshtetit në ekonomi dhe pretendon se paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale kanë ndikuar në zhvlerësimin e monedhës europiane.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, jam këtu për të folur përsëri e përsëri për një armik të egër që po gërryen në mënyrë të pamëshirë ekonominë tuaj, xhepat tuaj, sigurinë tuaj.
Për një armik të egër që është dhe plazma e regjimit diktatorial autoritar në Shqipëri.
Dhe ky armik është narkoshteti, për të cilin numërohen me gishtërinjtë e dorës ata që u flasin.
Për të cilin mediat e qeverisë kanë moratorium për të mos e përmendur kurrë.
Por, nga ana tjetër, përbën fuqinë e të keqes ndaj shqiptarëve.
Kam denoncuar me qindra mijëra herë dhe do vazhdoj të denoncoj aspektet më dramatike të narkoshtetit janë pikërisht mbi ekonominë e shqiptarëve, mbi xhepat e shpiptarëve, mbi bizneset e shqiptarëve.
Atë që mediat në Shqipëri në tërësi e fshehin, atë që në tërësi politikanët nuk guxojnë ta shqipërojnë, apo gazetarët, përveç ndonjë gazetari trim dhe guximtar, ai në fakt është faktori me fuqi të verbër shkatërruese mbi shqiptarët.
Unë do t’u njoh ju sot me të dhënat e pasojave katastrofike të narkoeurove që trafikantët e lidhur me qeverinë sjellin në Shqipëri me vagona, me kontejnerë, me avionë, me mikrobusë dhe mjete të tjera.
Kam zgjedhur për këtë së pari kursimet.
Në vitin 2020, qytetarët shqiptarë si individë kishin të depozituar 965 milionë euro.
Në vitin 2025, këto depozita kanë arritur në 2 miliardë euro.
Kursi i këmbimit në lekë në vitin 2020 ishte 123.7 lekë për euro.
Kursimi i këmbimit në vitin 2025 ra në 96.7 lekë për euro. Pra ra me 27 lekë.
Çfarë pësuan kursimet?
Kursimet në euro nga viti 2020 deri në vitin 2025 janë zhvlerësuar 236 miliardë lekë.
Shqiptarët, që me të drejtë, duke e konsideruar euron si monedhë më të çmuar dhe më të palëvizshme, kanë depozituar paratë e tyre në euro në banka dhe kanë pësuar një humbje të tmerrshme prej 236 miliardë lekë.
Imagjinoni, qindra mijëra shqiptarë kanë humbur vetëm nga ky kurs rreth 30 përqind të kursimeve.
Nuk po ndalem tek depozitat e tjera, u mora vetëm me depozitat e individëve”, tha Berisha.
Top Channel