Maqedonia e Veriut evidenton 1.337 vepra penale të dhunës në familje gjatë nëntë muajve

Nga janari deri në shtator të vitit 2026, në Maqedoninë e Veriut u evidentuan 1.337 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Për këto raste u denoncuan 1.388 kryerës, përkatësisht 1.278 burra dhe 110 gra. Numri i viktimave arriti në 1.433, mes të cilëve 289 burra dhe 1.144 gra.

Të dhënat e MPB-së për këta nëntë muaj përfshijnë edhe 3.869 ankesa për dhunë në familje. Në kuadër të tyre u denoncuan 3.971 kryerës, prej të cilëve 3.090 burra dhe 881 gra, ndërsa u evidentuan 3.961 viktima: 1.394 burra dhe 2.567 gra.

Të lidhura

None found

Po gjatë kësaj periudhe, autoritetet regjistruan 191 kundërvajtje të lidhura me dhunën në familje. Për to u denoncuan 228 kryerës, nga të cilët 196 burra dhe 32 gra, si dhe 221 viktima, përkatësisht 126 burra dhe 95 gra.

Ministria u kërkon qytetarëve të raportojnë në kohë çdo rast dhune në familje, duke mos e mbajtur të fshehtë dhe duke mos qëndruar në heshtje përballë saj.

Sipas MPB-së, si personat që përjetojnë dhunë në familje, ashtu edhe ata që kanë dijeni për raste të tilla, mund të bëjnë denoncim pranë stacionit policor më të afërt ose duke telefonuar në numrat 112 dhe 19.


Shtuar më 6.11.2026 12:37

Quantcast
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş