Mbrojtja e rrjetit publik të ujit, AKUK kontrolle lavazheve për lidhjet e paligjshme me rrjetin e ujit

6 Nëntor 2026 | 12:44

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) ka nisur kontrollet në terren ndaj lavazheve në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndaluar furnizimin e paligjshëm me ujë nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Aksioni vjen pas përfundimit të afatit të vetërregullimit, i cili ishte caktuar deri më 31 tetor. Sipas AKUK-së, kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të kryhen në bashkëpunim me shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i AKUK-së, Fludian Çuka, theksoi se lidhjet e paligjshme nuk ndikojnë vetëm te funksionimi i rrjetit, por cenojnë drejtpërdrejt furnizimin me ujë të banorëve, duke shkaktuar probleme me sasinë dhe presionin.

Ai paralajmëroi gjithashtu se ndërhyrjet e pakontrolluara mund të krijojnë rrezik për ndotjen e rrjetit publik dhe përkeqësimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Nga evidentimi i kryer në shkallë vendi, janë identifikuar gjithsej 1,206 lavazhe aktive. Prej tyre, 460 subjekte e kanë larjen e automjeteve aktivitetin e tyre kryesor, ndërsa 746 të tjera e ofrojnë këtë shërbim si aktivitet dytësor.

AKUK bën me dije se kontrollet do të vijojnë në mënyrë sistematike dhe se, në rastet kur subjektet nuk do të respektojnë detyrimet ligjore, do të aplikohen masat përkatëse.

Sipas drejtuesve të institucionit, qëllimi i këtij aksioni nuk është vetëm ndëshkimi i shkeljeve, por edhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve për mbrojtjen e rrjetit publik të furnizimit me ujë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita në DVP Lezhë: Informacioni policor parandaloi dy ngjarje kriminale, siguria në shkolla kërkon vëmendje të shtuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ku falenderoi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë,...
12:40 | 06/11/2026

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën në fshatin Kocul të Selenicës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë...
12:30 | 06/11/2026

Rama dhe ministri Karakaçi inspektojnë Bypass-in e Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe kreun e ARRSH-së Ami Kozeli kanë kryer inspektim në kantierin e...
12:00 | 06/11/2026