Kreu i PD, Sali Berisha bën thirrje që nesër të gjithë qytetatët të bashkohen me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre.
“Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.
Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend.
Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri.
Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë.
Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.
Ndaj dhe thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre.
Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve.
Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre.
Ata meritojnë çdo mbështetje”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha. a.b




