Gërvalla: Pozita publike nuk e përjashton askënd nga përgjegjësia para ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi sot se përpjekjet kundër korrupsionit kërkojnë vendosmëri të institucioneve dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Gjatë Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të mbajtur në Budva të Malit të Zi, ajo tha se përballja me korrupsionin kërkon edhe një sistem drejtësie të pavarur e profesional, zbatim të ligjit pa kompromis dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet shteteve.

Të lidhura

None found

Sipas Gërvallës, pasuria që nuk mund të justifikohet duhet të verifikohet dhe përfitimet e paligjshme të konfiskohen. Ajo kërkoi që zyrtarët publikë të përgjigjen për veprimet e tyre dhe që rrjetet kriminale të mos gjejnë strehë përtej kufijve shtetërorë. Ministrja theksoi se posti publik, pasuria apo lidhjet politike nuk duhet ta mbrojnë askënd nga ligji.

Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të çuar më tej reformat në drejtësi, për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët evropianë.


Shtuar më 6.11.2026 12:48

Quantcast
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş