Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

6 Nëntor 2026 | 12:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër protestës në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh janë në revoltë.

Përmes një mesazhi, Berisha kërkoi mobilizimin e qytetarëve pa dallim moshe apo bindjeje politike. Ai e cilëson protestën studentore si një sukses për të gjithë shqiptarët.

“Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.

Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend. Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë. Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve”, tha ai.

Berisha gjithashtu vlerësoi studentët për guximin dhe vendosmërinë e tyre.

“Thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre. Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve. Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre. Ata meritojnë çdo mbështetje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbrojtja e rrjetit publik të ujit, AKUK kontrolle lavazheve për lidhjet e paligjshme me rrjetin e ujit

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) ka nisur kontrollet në terren ndaj lavazheve në të gjithë vendin, për të evidentuar dhe ndaluar furnizimin e paligjshëm me...
12:44 | 06/11/2026

Hita në DVP Lezhë: Informacioni policor parandaloi dy ngjarje kriminale, siguria në shkolla kërkon vëmendje të shtuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ku falenderoi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë,...
12:40 | 06/11/2026

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën në fshatin Kocul të Selenicës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë...
12:30 | 06/11/2026