Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zërat se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohen nga detyrat e tyre në kuadër të një riorganizimi të administratës Trump pas zgjedhjeve. Mediat amerikane kanë raportuar se ka kërkesa për zëvendësimin e Hegseth, veçanërisht për shkak të mënyrës se si ai e ka menaxhuar luftën me Iranin, e cila po konsiderohet si shkaku i humbjeve të rënda të Republikanëve në zgjedhje. Një ligjvënës republikan, mandati i të cilit po përfundon, ka kërcënuar se do të kërkojë një votim për shkarkimin e Hegseth, ndoshta që javën e ardhshme. Sekretari i Mbrojtjes publikoi një deklaratë me video, ku mbron punën e tij dhe e dënon këtë nismë. "E shihni, ata më sulmojnë mua. Na sulmojnë sepse jemi efektivë," tha ai. "Nuk do t'u funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi." Ndërkohë, Rubio i mohon raportimet se po mendon të largohet nga posti i tij përpara një kandidimi të mundshëm presidencial në vitin 2028. Të punuarit për Trumpin deri në fund të mandatit të tij ka qenë "gjithmonë plani im", tha Rubio për "The Neë York Times" në një intervistë.