Kreu demokrat ka publikuar sondazhin ku tregohet se, ‘bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot’
‘Banka e Shqipërisë hesht’, tha kreu demokrat.
Berisha: Këtu kemi depozitat në dollarë.
Në dollarë kanë qenë në vitin 2020, 102 milionë.
Janë në vitin 2025, 107 milionë.
ursi i këmbimit ka qenë 100.8 lekë dhe ka zbritur në 82.46 lekë. Ka rreth 15 miliardë humbje.
Pra, po të marrim depozitat në euro dhe dollarë, shqiptarët kanë humbur për shkak të trafikantëve të drogës, pasurimit të trafikantëve të drogës dhe të narkozyrtarëve, narkoshtetarëve, kanë humbur 250 miliardë lekë kursime.
Impakti i narkoeurove, për të cilat institucioni themelor që duhet të ngrejë zërin është Banka e Shtetit, por edhe ajo është në ndikim të plotë të narkoshtetit dhe narkoeurove dhe nuk flet asnjë fjalë.
Mediat, që duhet të flasin shpërblehen nga qeveria me narkoeuro dhe kartele dhe ju fshehin qytetarëve.
Tani ja çfarë thonë biznesmenët dhe qytetarët.
Një anketë e realizuar nga revista prestigjioze shqiptare 'Monitor', krejtësisht e pavarur, çfarë tregon?
Se të pyetur për ndikimin e narkoeuros, 89% e bizneseve deklarojnë ndikim negativ. Ja ku e keni. Zhvlerësimi është fjala.
Dhe 67% e individëve deklarojnë se ka ndikim negativ në jetën e tyre, në ekonominë e tyre.
Si mendon se ndikon zhvlerësimi i euros në ekonominë vendase? 29% thonë shumë keq. Ndikon keq 45%. Pra 74% e vlerësojnë se ndikon negativisht.
Mirë ata që mbushin xhepat me narkoeuro, 16 përqind.
Ndikon shumë mirë, këta janë narkotrafikantët, oligarkët, këta janë raca e krimit.
Nuk ndikon, nuk e përceptojnë, janë 5 përqind.
Por 75% shumë keq, keq.
Uroj që mediat të mos i censurojnë këto grafiqe, po t’i japin.
Tjetër, si ka ndikuar zhvlerësimi i euros në aktivitetin e biznesit tuaj, 89 përqind deklarojnë se ka ndikuar negativisht.
5 përqind janë ata narkosit që marrin titujt e investitorëve strategjikë.
Nuk ka ndikuar janë 5-6 përqind.
Shikoni se si e ndjejnë bizneset shqiptare dhe qytetarët shqiptarë këtë faktor shkatërrimtar, për të cilin mediat heshtin.
Dhe heshtja, thotë Edmond Burke, e keqja thotë ai, nuk do gjë më shumë për të triumfuar se heshtja juaj.
Në këtë aspekt, heshtja është një mbështetje për narkoshtetin.
Janë rritur kostot, janë ulur të ardhurat. Pra, janë rritur kostot dhe ulur të ardhurat.
Në ç'mënyrë ka ndikuar për keq në biznesin? 13% thonë janë rritur kostot, 38% thonë janë rritur të ardhurat. Ka përkeqësim edhe në të ardhura, edhe në kosto, deklarojnë 49%. Kjo është klima e biznesit, klima e drogës.
Janë pak a shumë tabelat që paraqita, pra me ulje të marzheve të fitimit, me rritje të çmimeve e të tjera.
© SYRI.net
Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës
Protesta e nesërme/ Berisha: Do jetë pak a shumë ai skenar, do bëjmë gjithçka në mbështetje të studentëve
Berisha: Narko-eurot kanë rritur çmimet 6 herë më shumë se në BE sepse BSH ka blerë tonelata letër leku