Maran sqaron listën dhe “skarcimet”: Jam i bindur se është kombëtarja e duhur për dy ndeshjet e nëntorit

6 Nëntor 2026
12:52
Alfred Lleshi
back button

Pasi bëri publike listën e kuqezinjve për dy sfidat e nëntorit me 27 lojtarë, trajneri Rolando Maran doli para gazetarëve, ku shpjegoi zgjedhjet e tij, por jo vetëm. Mes të tjerash, italiani i kombëtares shqiptare u shpreh:

“Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur. Kjo nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë kontribut për këtë fanelle. Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për të cilin arsyet i dimë.

Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë fizikisht. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime…, jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C.

Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Patjetër, ka vend për t’u përmirësuar. Duhet të jemi më konkretë dhe ta kapitalizojmë atë që krijojmë. Do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur.

Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson, ka vështirësi edhe me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë. Sa i përket Strakoshës, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, nuk është në 100% dhe duhet të punojë, ndaj është vendosur që të rikuperojë. Po të ngutej do të ishte e rrezikshme për të.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti

Presioni është pozitiv, duam të bëjmë mirë, ta mbyllim mirë këtë grup, në kryesim. I kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë, jemi me motivimin e duhur. Kam dëgjuar djemtë që duan të mbërrijnë te ky objektiv me pasion.

Pra, presioni është pozitiv, sepse të jep mundësinë të bësh maksimumin. I shoh pak lojtarët dhe një presion i tillë është i mirëpritur. Një pasion i tillë për ta mbyllur të parët e grupit na bën mirë.

Tucin e kam ndjekur. Në këtë grumbullim jam munduar të konfirmoj lojtarët që më kanë dhënë garanci dhe më kanë pëlqyer, ndaj kam menduar se është ideale ta konfirmoj këtë grup. Tucin, si çdo lojtar tjetër, po e shoh dhe kush rritet është i mirëpritur, sepse ky ekip ka nevojë për lojtarë në formë. Pra, janë të mirëpritur të gjithë.

Te lojtarët ka aq shumë dëshirë për të qenë para tifozëve tanë, që janë të shumtë dhe e duan fort këtë fanellë, ndaj mendova që të hënën t’i mbaj të hapura dyert për të gjithë në stërvitje.

Kush ka dëshirë të jetë me ne në stërvitje, është i mirëpritur, sepse duam ta nisim duke krijuar këtë lidhje në mënyrën e duhur. Duam ta nisim me entuziazmin që na japin tifozët. Ngrohtësia e tyre është karburanti më i mirë që mund të jetë.

Asani? Kjo lidhet me diskutimin për Tucin, vlen edhe për të dhe të tjerët. Edhe për Asanin ka vëmendje, e përsëris se këtë herë desha t’i jap vazhdimësi grupit për garancitë që më dhanë djemtë muajin e kaluar. Kjo listë nuk do të thotë se se të tjerët janë jashtë projektit, absolutisht.

Mund të jetë një imazh i teksti

Argument për zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës? Unë s’kam argument, kam fanellën. Kush pranon Shqipërinë, është krenar për ta veshur këtë fanellë. Ky është argumenti. Ju më mësoni se çfarë do të thotë, kam mësuar të jetoj me ju. Mendoj se lojtarët që do të zgjedhin Shqiupërinë, duhet të jenë krenarë që e bëjnë këtë, ky është argumenti i parë. Pastaj nuk ka nevojë të tregoj asgjë tjetër, vetëm të ketë këtë lloj krenarie.

Lilon e kemi ndjekur, ka bërë dy ndeshje. Edhe në këtë rast konfirmova bllokun që kisha në grumbullimin e kaluar, se përtej ndonjë dëmtimi më kanë dhënë garanci. Ai është padyshim një lojtar të cilin po e ndjek.

Kaprile dhe Gërxhaliu? Në këtë grumbullim nuk i kam marrë në konsideratë. Janë lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme, nëse do të na duhen, do t’i marr në konsideratë”.

Strakosha mbetet sërish jashtë prej dëmtimit, Maran fton për herë të parë Ismailajn

Lajme të tjera

Lajmet e fundit