Katër persona janë arrestuar në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.
Sipas policisë, hetimet disa mujore, të kryera edhe me metoda speciale, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të grupit. Në pranga u vendosën Kevin Bare 28 vjeç, Dejvi Ferko 25 vjeç, Marjus Zhaka 48 vjeç dhe Taulant Çela 52 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.
