Irani i dërgon SHBA-së një propozim për çështjen bërthamore përmes Katarit

6 Nëntor 2026 | 13:34

Irani u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një propozim bërthamor nëpërmjet Katarit, i cili do të diskutohet vetëm pasi Uashingtoni të përmbushë shtatë kërkesat e Teheranit, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters të enjten.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se SHBA-të po e shqyrtonin propozimin, por nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme.

Ndërmjetësit kanë intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mes frikës se ajo mund të rifillojë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA , me Trump të martën që refuzoi të përjashtonte një rifillim të operacioneve luftarake pas votimit dhe Iranin që planifikon hakmarrje më të gjerë nëse lufta rifillon.

Zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Mohsen Rezaei, kishte thënë më herët të enjten, gjatë një vizite në Rusi se lidhur me çështjen e diplomacisë, “ne u kemi njoftuar amerikanëve shtatë kushte. Për sa kohë që ata nuk i zbatojnë shtatë kushtet tona, ne as nuk do ta hapim Ngushticën e Hormuzit dhe as nuk do të zhvillojmë negociata”.

Irani ka kërkuar heqjen e sanksioneve të SHBA-së, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe dëmshpërblime lufte, ndër kushte të tjera, ndërsa Uashingtoni ka thënë se çështjet bërthamore duhet të jenë pjesë e çdo negociate fillestare.

SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt dhe Irani u përgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit që strehojnë bazat amerikane. Konflikti shpërtheu gjithashtu në Liban midis Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe Izraelit, dhe kohët e fundit u përhap në Jemen, nga ku Huthitët e lidhur me Iranin kanë goditur objekte energjetike, aeroporte dhe objektiva të tjera në Arabinë Saudite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kenia dënon me 200 vite burg udhëheqësin e sektit fetar për vrasjen e 191 fëmijëve

Udhëheqësi i një sekti fetar në Kenia, Paul Mackenzie, është dënuar me 200 vite burg për vrasjen e 191 personave, pothuajse të gjithë fëmijë, në...
13:12 | 06/11/2026

Copernicus: Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026 pritet të renditet si viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ndërsa fenomeni klimatik El Ninjo po përforcon ngrohjen globale të...
13:09 | 06/11/2026

Shkon në 7 numri i viktimave nga orteku në Himalaje, vijojnë kërkimet për një person të zhdukur

Numri i të vdekurve nga një ortek në shtetin verior Uttarakhand të Indisë u rrit në shtatë të premten, pasi ekipet e shpëtimit nxorën një...
12:52 | 06/11/2026