Çerdhja shtetërore pa lavatriçe, punonjësve u kërkohet ta blejnë vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2026, 13:26

Një denoncim vjen nga punonjësit e Çerdhes Nr. 17 në Tiranë, një institucion shtetëror, të cilët thonë se janë detyruar të paguajnë nga 10 mijë lekë të vjetra secili për blerjen e një lavatriçeje për çerdhen.

Sipas stafit, përgjegjësja e institucionit u ka kërkuar punonjësve të kontribuojnë financiarisht për blerjen e lavatriçes, e cila nevojitet për larjen e çarçafëve dhe batanijeve që përdoren në çerdhe.

Punonjësit shprehen se pagesa nuk është bërë me dëshirë, por nën presionin dhe kërcënimin për vendin e punës. Ata thonë se janë ndier të kërcënuar dhe se kanë dhënë paratë nga frika e pasojave në marrëdhënien e tyre të punës.

Por, sipas denoncimit, situata nuk përfundon këtu. Tani përgjegjësja po u kërkon punonjësve të firmosin një deklaratë ku të konfirmojnë se paratë janë dhënë vullnetarisht.

Pyetja që shtrohet është: Si është e mundur që në një institucion shtetëror, blerja e pajisjeve të nevojshme për funksionimin e çerdhes të rëndojë mbi xhepat e punonjësve? Dhe pse stafit po i kërkohet të firmosë se ka kontribuar me dëshirë, kur sipas tyre pagesa është bërë nën presion?

Punonjësit kërkojnë që rasti të bëhet publik dhe institucionet përgjegjëse të verifikojnë këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit