Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë, në 6-vjetorin e nisjes së tij drejt Hagës. Vizita u zhvillua mbrëmjen e së enjtes, ku të pranishëm ishin edhe sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë të kësaj partie. Ata u pritën nga Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete e Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtare e UÇK-së dhe bashkëshorte e Rexhep Selimit.