Vrasja e Gentian Bejtjes, Apeli dënon me 20 vite burg Ilir Beqarajn, me gjykim të shkurtuar 12 vite e 8 muaj
Gjykata e Apelit e Tiranës ka dënuar me 20 vite burg Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 12 vite e 8 muaj burg.
Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg, ndërsa me vendimin e Apelit masa e dënimit është ulur në 20 vite, para aplikimit të uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ngjarja u regjistrua në maj të vitit 2024 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij.
Gentjan Bejtja ka qenë një emër i njohur për drejtësinë dhe i dyshuar për një seri ngjarjesh të dyshimta në zonën e Fushë-Krujës, ndërsa i kishte shpëtuar nga dy atentate të mëparshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




