Aktualitet

Humb jetën në krye të detyrës elektriçisti në Vlorë!

Një elektricist rreth 45 vjeç ka humbur jetën gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Ngjarja ka ndodhur teksa punonjësit po kryenin punime riparimi në nënstacion. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, Petanaj ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.