Aktualitet

Zjarr masiv në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të mëdha bimësh medicinale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe duke rrezikuar përhapjen e tij në hapësirat përreth.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për shkakun e zjarrit apo për persona të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.