Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku ndodheshin sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe duke krijuar rrezik për përhapjen e zjarrit në hapësirat përreth.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për shkakun e rënies së zjarrit apo për persona të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon.