Vendi
Merr flakë magazina në Mamurras, digjen bimët medicinale, tymi i dendur mbulon zonën dhe vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




