“40 milionë eurot, miku izraelit i Edi Ramës i ka marrë konform ligjit” – kështu mbrojti ministri Ermal Nufi biznesin e Ron Yeffet gjatë diskutimeve të buxhetit të mbrojtjes në Komisionin e Sigurisë. Ministri akuzoi mediat për filma me trafik armësh, duke u përpjekur të anashkalojë se ky fakt është pohuar pikërisht nga Ron Yeffet, i kontraktuari nga qeveria shqiptare për “punët e këqija”. Në vend të transparencës për aferën Kayo, tashmë në hetim nga SPAK, Nufi akuzoi mediat dhe opozitën për hedhje balte, duke paralajmëruar se, për shkak të këtyre akuzave, Ron Yeffet mund të tërhiqet.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka justifikuar sot në Komisionin e Sigurisë 40 milionë eurot e dhëna për kompanitë e mikut izraelit të Edi Ramës, Ron Yeffet. Sipas Nufit, nga buxheti i shtetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kompanive të Yeffet u janë dhënë vetëm 3 milionë euro, dhe fondet e tjera ai i ka fituar vetë me tendera po nga institucione në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë. Duke konfirmuar fondet e dhëna Yeffet, Nufi u shpreh se ato janë dhënë konform ligjit.
Akuzat për trafik armësh, ministri Ermal Nufi i cilësoi si filma, madje duke akuzuar për retorikë antikombëtare.
Por ministri Ermal Nufi harron që personi që flet për trafik armësh nuk është as gazetar dhe as media, por personalisht Ron Yeffet, miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, i kontraktuar nga qeveria shqiptare për prodhimin e armëve, e që deri më sot ka përfituar 40 milionë euro kontrata e fonde.
Në vend të gjetjes së zgjidhjes duke sulmuar mediat, ministrit Nufi do t’i mjaftonte të pyeste për këtë deklaratë mikun e shefit të tij, të dhënat e të cilit duket se e shtynë të deklaronte në parlament se sot armët që prodhohen nga AAT po përdoren diku në zona konflikti.
Në vend të sqarimit të situatës dhe deklaratave të Ron Yeffet dhe në një kohë kur SPAK ka nisur hetimet për këtë rast, ministri Nufi ka bërë një paralajmërim për kompaninë që ka thithur 40 milionë euro deri më tani, pa pasur eksperiencën dhe mjetet për të prodhuar armë. Sipas Nufit, për shkak të këtyre akuzave, Ron Yeffet mund të tërhiqet.
© SYRI.net
Gjoni: Rama në krye të lidhjeve kriminale, raporti i KE-së fsheh skandalet e qeverisë
Bylykbashi: PS po shmang OSBE/ODIHR, reforma zgjedhore duhet të garantojë ndarjen e shtetit nga partia në pushtet
PD nis aksionin për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia, thirrje opozitës: Bashkimi provohet në terren