Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, të cilat zhvillohen gjatë muajit nëntor.

“Dardanët” fillimisht do të përballen me Izraelin, më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, do të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të Grupit B3 kundër Irlandës.

Për këto dy përballje të rëndësishme, tekniku gjerman ka vendosur të grumbullojë gjithsej 27 futbollistë, duke u besuar emrave të njohur të ekipit, por edhe disa lojtarëve të rinj.

Risitë në listën e Fodës janë mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi, të cilët do të kenë mundësinë të dëshmojnë veten në fanellën e Kosovës. Kosova synon t’i mbyllë me rezultate pozitive këto dy ndeshje, të cilat mund të jenë vendimtare për objektivat e saj në edicionin aktual të Ligës së Kombeve.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika