Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ambiente të tjera.












