Spektatori fierak ka mirëpritur mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit “Bylis” komedinë “Prindër të dashur”, një shfaqje që për më shumë se një orë mbajti publikun mes humorit, batutave dhe emocioneve. Me një kastë të përzgjedhur aktorësh, ku spikasin Luiza Xhuvani, E Gentian Zenelaj, komedia solli në skenë një histori familjare që ndërthur humorin me realitetin e shoqërisë së sotme.