Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi

Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi

15:29, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar me dy burgime të përjetshme për vrasjen e dyfishtë që tronditi Loutrakin në Greqi në tetor të vitit 2020, është arrestuar nga policia greke në zonën e Patisionit, në Athinë.

Ai akuzohet për vrasjen me sëpatë të ish-partneres së tij 43-vjeçare, me origjinë ukrainase, e njohur edhe me emrin grek Fotini, dhe të partnerit të saj, farmacistit 42-vjeçar Ioannis Zonitsas.

Sipas mediave greke, 44-vjeçari Nikolin Pali, dyshohet se përdorte dokumente identifikimi të falsifikuara dhe konsiderohet një person tepër i rrezikshëm. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale gjatë gjashtë viteve që ka qëndruar në arrati.

Burime nga policia greke e cilësojnë atë si një vrasës me pagesë dhe vrasës serial, ndërsa po verifikohen edhe disa vrasje të ndodhura gjatë vitit të fundit, për të zbuluar nëse shqiptari ka pasur lidhje me to.

Arrestimi u realizua pas një operacioni të koordinuar të policisë, e cila ndërhyri në apartamentin ku ai fshihej. 44-vjeçari ishte i armatosur rëndë, por nuk arriti të përdorte as pistoletën dhe as dy granatat që u gjetën gjatë kontrollit.

Sipas informacioneve policore, ai jetonte në apartament me një tjetër grua dhe largohej prej aty vetëm kur kishte për të kryer ndonjë “punë” që kishte marrë përsipër. Hetuesit dyshojnë se ai vepronte si një person i paguar për të kryer vrasje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco