AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive me vlerë 2 milionë euro

SPAK ka evidentuar 16 pasuri në emër të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, të dënuar si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës, si dhe të gjashtë personave të lidhur me ta.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
spak e1771523302580
Një efektiv policie në derën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të premten përfundimin e hetimit pasuror ndaj Nikolin Gjolenës dhe Klevent Gjolenës, të dënuar si anëtarë të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, si dhe ndaj gjashtë personave të lidhur me ta, hetimi është kryer bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, i njohur ndryshe dhe si ligji antimafia.

Nga hetimi pasuror ka rezultuar në emër të të dënuarve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, familjarëve të tyre, si dhe personave të lidhur me ta, janë identifikuar ndër të tjera dhe 16 pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, që sipas SPAK kanë një vlerë tregu prej rreth 2 milionë eurosh. Konkretisht, SPAK kërkon konfiskimin e tre apartamenteve me sipërfaqe totale 214 m2 dhe dy garazheve me sipqërfaqe të përbashkët 80.6 m2 në Tiranë; tre njësi me sipërfaqe 325 m2 në vendin e quajtur “Plazhi” në Durrës; si dhe tetë apartamente me sipërfaqe totale 596.6 m2 në të njëjtën zonë.

Sipas prokurorisë, për financimin e disa prej pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi, janë janë kryer pesë transferta monetare në shuma të konsiderueshme, në vlerën prej 42 mijë e 942 USD dhe 404 mijë euro. Transfertat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe të rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

SPAK arrin në përfundimin se shtetasit Nikolin e Klevent Gjolena, si dhe personat e lidhur me ta, nuk kanë arritur që të vërtetojnë ligjshmërinë e të ardhurave që janë përdorur si burim për krijimin e këtyre pasurive të paluajtshme.

Nga verifikimi kontratave fillestare të këtyre pasurive, ka rezultuar se janë blerë për afro 1 milion euro, ndërsa vlera aktuale sipas çmimit të tregut, arrin në shumën prej mbi 2 milionë euro.

PSAK bënë me dije se po vijon hetimet për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera të zotëruara nga subjekte të tjerë të proceduar në kuadër të këtyre hetimeve, si dhe të personave të lidhur me ta.

Nikolin e Klevent Gjolena u akuzuan dhe u dënuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që mundësoi trafikimin nga Kolumbia në Shqipëri të një sasie prej 485.5 kg kokainë, që ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial. Lënda narkotike u sekuestrua më 24 nëntor të vitit 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Bashkisë Fier. Të 11 të pandehurit në këtë çështje, mes tyre dhe ish-kryetari socialist i ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku u deklaruan fajtorë në të dy shkallët e Gjykatës së Posaçme dhe u dënuan në total me 88 vjet e 4 muaj burgim.

 

Etiketa: Klevent GjolenaNikolin GjolenaSekuestrimi i pasuriveSPAKTrafiku i droges
spak e1771523302580

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive me vlerë 2 milionë euro

16:52 | 06/11/2026
sns odbori

Faljet e Vuçiçit në fund të presidencës përballen me sfida ligjore në Serbi

12:29 | 06/11/2026
pos payments

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

07:43 | 06/11/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

07:36 | 06/11/2026
Sekuestrohen dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

18:36 | 05/11/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

“Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 292 vjet burg për 14 të pandehurit

17:02 | 05/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.