Donika Gërvalla zhvillon takim me komisionerin evropian Michael McGrath

Gjatë Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Michael McGrath, Komisionerin Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Gërvalla njoftoi në Facebook se biseda u përqendrua te prioritetet e Republikës së Kosovës për drejtësinë dhe sundimin e ligjit, bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe ecuria e vendit drejt integrimit evropian.

Të lidhura

None found

Në takim iu kushtua rëndësi reformës në drejtësi, sidomos themelimit dhe funksionalizimit të plotë të Byrosë Shtetërore. Sipas Gërvallës, qytetarët e Kosovës e presin prej kohësh këtë mekanizëm, i cili synon të pengojë fshehjen e pasurisë së pajustifikueshme pas pushtetit.

Në postimin e saj, ajo tha se zbatimi i pakos së ligjeve të reformës më të thellë dhe më të gjerë të ndërmarrë ndonjëherë në drejtësinë e Kosovës pritet ta transformojë rrënjësisht gjyqësorin. Gërvalla theksoi se pavarësia e gjyqësorit përbën bazën e shtetit ligjor, por nuk mund të përdoret si mbrojtje për askënd të përfshirë në krim apo korrupsion.

Sipas ministres, një shtet ligjor i fortë dhe funksional kërkon reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se Kosova po i çon përpara ato me vendosmëri, duke fuqizuar mekanizmat e drejtësisë, duke luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke e bërë të pakthyeshme rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gërvalla e lidhi të ardhmen evropiane të Kosovës me drejtësinë e fortë, shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit.


Shtuar më 6.11.2026 16:50

Quantcast
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet