Enis Rexhepi la moshat e Kombëtares shqiptare për të luajtur me ekipin e parë të Kosovës. Kjo ishte oferta tunduese e Federatës së Futbollit të Kosovës, pikërisht ftesa e sulmuesit në ekipin e parë që në moshën 18 vjeçare. Foda dhe dritën e gjelbër për realizimin e këtij kalimi.

 

Federata Shqiptare e Futbollit ndërkohë po ndiqte rrugën ku Rexhepi duhet të priste për kalimin te Kombëtarja. Aty ku për sulmuesit është rruga më e vështirë e mundshme, që të kalojnë direkt nga moshat tek ekipi A.

Në Kosovë e vlerësuan menjëherë talentin e Rexhepit. Oferta e bujshme e përmendur në fillim është skemë e përsëritur edhe më parë ku kujtojmë Mërgim Vojvodën.

Te Rexhepi bëhet fjalë për një profil mjaft interesant të 18-vjeçarit. Rexhepi luan në qendër të sulmit dhe pas Europianit U-17 me kuqezinjtë kaloi në ekipin U-19. Aty ku luajti për herë të fundit në marsin e këtij viti.

Rexhepi është pjesë e rezervave të Shtutgartit në kategorinë e tretë të Gjermanisë. Duke pasur parasysh edhe ndeshjet me moshat, vërehen 16 gola në 18 paraqitje nga ana e tij gjatë këtij edicioni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb