Edhe 12 protestues u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja nga Policia e Shetit për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së enjtes para Kryeministrisë. Policia e Shtetit deklaron se pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 95 persona.