Krijimi i marrëdhënieve, çfarë po ndodh sot dhe pse të rinjtë nuk po “stabilizohen” në një lidhje
Krijimi i marrëdhënieve romantike për të rinjtë sot është bërë një proces tejet kompleks, i mbushur me terma të rinj si “talking stage”, “ghosting”, “situationship” dhe “stalking”, ku rrjetet sociale dhe aplikacionet e njohjeve luajnë një rol kryesor duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit lidhen, komunikojnë dhe ndahen.
Por si e shohin të rinjtë krijimin e marrëdhënieve sot? Kjo temë u diskutua në emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, me të ftuarit në studio.
Balerina Livia Sinani hoqi një paralele me kohën kur janë njohur prindërit e saj dhe marrëdhëniet që krijohen sot.
“Prindërit e mi i ka kapur faza e shkuesisë. Ata i ka njohur gjyshi nga ana e mamit dhe më pas ata ranë në dashuri. Kohët e fundit ëhstë rikthyer kjo gjë, që të njohim dikë përmes një shok ose një shoqe. Nuk është e vështirë të gjesh dikë. E vështirë është të mbash marrëdhënien.
Përgjegjësinë emocionale tani kanë nisur po e shmangin.
Vajzat kërkojnë një njeri me status, më të mirin, edhe nëse vetë nuk janë askush. Kemi edhe të martuar që po ndahen, sepse po krahasojnë marrëdhëniet. Edhe me fëmijë, dhe po kujtohen që tani nuk është burri ai i duhuri. Ana materiale ka hyrë në mes”, tha Livia Sinani.
Aktori dhe modeli Sili Shtëmbari shtoi: “Ne po jetojmë në një botë individualizmi. Nuk kemi më dëshirën të jemi të bezdisur. Edhe kur një person që na frekuenton na prish qejfin, ndërrojmë dhe shkojmë tek personi tjetër. Nuk është gjë e mirë që po hasim. Lidhjet janë bërë si fast food-et. Edhe me miqtë kur takohemi, gjithmonë na prezantojnë një mik të ri.
Talkstage e shoh që një person të flasë me 10-15 persona në rrjetet sociale. Është pjesë e konsumit të shoqërisë. Nuk është gjë e mirë, por po e jetojmë”.
Ndërsa modelja Denisa Kulemani tha: “Jeta është bërë e shpejtë dhe stresi është më i lartë. Njerëzit nuk e kanë durimin të njohin një person. Nisin biseda të kota dhe nuk dalin në konkluzione.
Është shumë e vështirë të komunikosh sot. E gjithë gjeneza është komunikimi”.




