Një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik është arrestuar në Vlorë, pasi është kallëzuar në polici nga nxënëse të tij.
Sipas policisë, nxënëset, të moshave 14–17 vjeçe kanë kallëzuar se ai i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës
“Ndërkohë, në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net
U arrestua në Greqi për masakrimin e ish-partneres dhe të të dashurit të saj, shqiptari i kërkuar edhe nga Interpol Tirana
Vrasja e Diana Kastratit 15 vite më parë, Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Adnon Jasharit
Arrestohet në Athinë shqiptari i dënuar për vrasjen me sëpatë të ish-partneres dhe të dashurit të saj! Si ndodhi krimi