Thomas Markle, babai 82-vjeçar i Meghan Markle, me të cilin Dukesha e Sussex-it i ka ndërprerë prej kohësh marrëdhëniet, është arrestuar nga FBI-ja në Florida, nën akuzën e posedimit të materialeve pornografike me fëmijë.
Lajmi është raportuar nga gazeta britanike Daily Mail, duke iu referuar një burimi pranë çështjes.
Sipas akuzave, hetimi penal ndërkombëtar ndaj vjehrrit të Princit Harry nisi pasi materiale pornografike me fëmijë u gjetën në dy banesa në Meksikë dhe Filipine, vende ku Thomas Markle kishte kaluar një pjesë të madhe të viteve të pensionit. Hetimet çuan më pas në arrestimin e tij.
Pas disa vitesh jetese jashtë Shteteve të Bashkuara, Markle u zhvendos në Florida pranverën e kaluar. Ai lëviz me karrige me rrota, pasi i është amputuar njëra këmbë.
Pak përpara arrestimit, 82-vjeçari ishte vendosur në një qendër rezidenciale për të moshuarit, e specializuar në kujdesin për personat me demencë, ku tarifa mujore përllogaritet rreth 3900 dollarë.
© SYRI.net
Hamilton shfaqet me një orë luksoze prej 600 mijë paundësh, por bizhuteritë e Kim Kardashian kushtojnë shumë më tepër
Pse nuk duhet t’i heshtni konfliktet me nënën? Përplasjet që mund të forcojnë marrëdhënien nënë-bijë
Nga kamerier në Hawaii në yll të Hollywood-it, Chris Pratt tregon si e mori rastësisht rolin e parë në film