Rekomandimi për suspendim të Drejtorit të Prokurimit, flet Fejza

Artan Fejza, drejtori i suspenduar i Prokurimit në Policinë e Kosovës ka folur për Dukagjinin pas vendimit të IPK-së ndaj tij, meqë i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përmes kontratave të prokurimit. IPK s’ka konfirmuar nëse keqpërdorimet lidhen me mungesën e uniformave për zyrtarët policor.

Dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale është veç një nga keqpërdorimet për të cilat po dyshohet.

Kësisoj, mbi dyshimet se keqpërdori detyrën zyrtare, Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e Drejtorit të Prokurimit, Artan Fejzës.

Ky i fundit për Dukagjinin dha një qëndrim.

“Për këtë çështje drejtohuni tek IPK sepse ata e kanë kërku suspendimin”, u shpreh Fejza.

Por, nëse hetimet vërtetojnë që janë kryer veprat për të cilat Fejza dyshohet, cilat janë dëmet që i shkaktohen PK-së?

‘Natyrisht që në aspektin material të dëmtimit të buxhetit të saj por mbi të gjitha në dëmtim të imazhit e që është i pariparueshëm sepse tashmë po e shohim që ka mungesë të uniformave, kapelave të logjistikës, mungesë të antiplumbave”, u shpreh ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Hoxha pati një rekomandim.

“Duhet një hetim i plotë gjithëpërfshirës dhe një inspektim i jashtëzakonshëm në këtë procedura prokurimit me qëllim daljen e rekomandimeve konkrete dhe gjithashtu duhet të ketë shumë kujdes në emërimin e këtyre pozitave”, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë thënë përmes telefonit që momentalisht nuk mund të ndajnë informacione për shkak të hetimeve.

Televizioni pyeti edhe Policinë për nëse keqpërdorimi i pozitës ndërlidhet me mungesën e uniformave dhe tenderët për këtë, por ata nuk kthyen përgjigje.

Së fundmi u bë publik një mesazh i brendshëm ku policëve aktual u kërkohej që t’i japin kapelat e tyre në shfrytëzim për diplomimin e gjeneratës së re të Policisë së Kosovës, meqenëse nuk ishte arritur t’u sigurohen as uniformat.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika